Kezharovski: Ne rrëzuam regjimin e Mijallkovit, Kamçevit dhe Mukoskit për t’i ruajtuar paratë, bizneset dhe tenderët

Maqedonia

Kezharovski: Ne rrëzuam regjimin e Mijallkovit, Kamçevit dhe Mukoskit për t’i ruajtuar paratë, bizneset dhe tenderët

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 08:28
Tomisllav Kezharrovski

Pas faljes të një pjese të pjesëmarrësve në “27 prillin” sot gazetarët njoftuan se do të ngrisin padi kundër shtetit për ngjarjet e “të enjtes së përgjakshme”, dhe për këtë gazetari Tomisllav Kezharrovski tha se gazetarët janë më të revoltuar.

“Kjo çfarë po ndodh është me të vërtetë e gërditshme. Gjykata u humb në këtë situatë, dha falje për organizatorët e ngjarjeve”, tha Kezharovski.

“Më vjen keq që publiku ka marrë përshtypjen se për shkak zbatimit të marrëveshjes së Prespës në këtë situatë, kryesorët që do të kontribuojnë janë Mukoski, Vasilevski dhe të amnistuarit tjerë. Nuk është e vërtetë, kryesorët që do të kontribuojnë për realizimin e marrëveshjes janë familjet si familja ime dhe të atyre që padrejtësisht janë gjykuar. Ne e rrëzuam regjimi’, shtoi ai.

Kezharovski ceku se ata që meritojnë të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre në fund jo vetëm se do të amnistohen, por edhe do t’i ruajnë paratë, bizneset dhe tenderët.

“Kemi situatë ku Mukoski dhe Vasilevski tashmë janë të pa dënuar, ndërsa unë jam i dënuar me vendim. Me jemi kriminel ndërsa ta të ndershëm”, tha Kezharovski duke shtuar se ka pesë vite që pret të përgjigjet Gjykata e Lartë për ankesën e tij në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat