I dashuri vret një grua nga Prilepi

Maqedonia

I dashuri vret një grua nga Prilepi

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Në qendër të Prilepit, në lagjen “Trizla”, mbrëmë pas një zënke është vrarë një grua 33 vjeçare. Vrasësi është partneri i saj me të cilin kanë bashkëjetuar. I dyshuari në moshën 36-vjeçare me thikë disa herë ka goditur në gjoks pas të cilës gurja ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës dhjetëvjeçar të viktimës.

“Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip inspektimi nga Ministria e Brendshme. Gjithashtu, janë siguruar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizave të ekspertëve. Prokurori publik dha urdhër për kryerjen e autopsisë së trupit të vdekur. I dyshuari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar menjëherë nga ana e policisë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Themelore Publike.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike-Prilep i ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat