Kotzias: E ardhmja i takon miqësisë sonë

Maqedonia

Kotzias: E ardhmja i takon miqësisë sonë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:39
Nikos Kotzias

Për miqësinë në mes dy popujve, për efektet pozitive në të dyja vendet çka do t’i sjell marrëveshja e Prespës, i sqaron Nikos Kotzias në intervistë për “AIM”-në.

“E ardhmja i takon miqësisë sonë” është mesazhi i Kotzias.

Ai zbulon se si filluan negociatat, që nga shtatori i vitit të kaluar, përmes Davosit dhe Sunit e gjerë në Prespë, kur ai dhe homologu i tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov nënshkruan marrëveshjen. Ai thotë se me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ndoshta do të takohen përsëri në një konferencë në mars në Athinë.

Kotzias edhe pse nuk është ministër më ai është optimist në ratifikim e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greiqisë.

Ai thotë se nuk do të vdes pa shëtitur i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit.

“Mendoj se nuk do të vdes, pa shkuar edhe njëherë në vendin tuaj. Përveç kësaj, kamë të drejtë për këtë. Mendoj se vendi juaj është i bukur. Duhet t’ju them se Shkupi më pëlqen më shumë me borë. Mendoj se do të kalojnë 2-3 vjet dhe kur do ta shikojnë se jeta do të ndryshojë drejtë anës pozitive me këtë marrëveshje dhe as ne nuk e marrim Shkupin, as ju Selanikun nga ne dhe se të gjitha ato marrëzira që fliten, atëherë mendoj do të jem një kalimtar i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit. Nëse do të isha më ri dhe të kisha para, do të blija një parcelë toke në Prespë që të ndërtoja shtëpi atje”, tha Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat