Shtatë fundjava të zgjatura me ditë feste gjatë vitit 2019 për qytetarët e Maqedonisë - Bota Sot
Shtatë fundjava të zgjatura me ditë feste gjatë vitit 2019 për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Shtatë fundjava të zgjatura me ditë feste gjatë vitit 2019 për qytetarët e Maqedonisë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Në vitin  2019 qytetarët e Maqedonisë do të kenë shtatë fundjava të cilat do të zgjaten për shkak të festave. Nga 11 ditë pushimi për të gjithë qytetarët, shtatë prej tyre lidhen me fundjavën, ndryshe nga ky vit, që kishte katër festa gjatë vikendeve.

Fundjava e parë e zgjatur e vitit do të jetë për Krishtlindje, sepse ditë pushimi është 7 janari, e hënë. Ngjashëm është edhe situata me festën ortodokse të Pashkëve, e cila këtë vit nuk punohet më 29 prill, të hënën. Festa e 24 Majit – “Shën. Qirili dhe Metodi “, është të premten kështu që qytetarët do të çlodhen edhe një vikend të zgjatur. Ekziston edhe një fundjavë e zgjatur për Ditën e Republikës – 2 Gusht, e cila është e premte, si dhe për Ditën e Pavarësisë – më 8 shtator, e cila është të dielën, por dita jo-pune është më 9 shtator.

Dita e kryengritjes popullore – 11 Tetori është një ditë tjetër jopune që lidhet në fundjavë, sepse ajo është e premte, ndërsa 8 dhjetori – “Shën Klimenti i Ohrit” është e diel dhe dita pushim është të hënën më 9 dhjetor.

Për të gjithë qytetarët, ditët jopune janë 1 janari (e martë), 1 maji – Dita e Punës (e mërkurë), 4 qershori (e martë) – Bajrami i Madh dhe 23 Tetori (e mërkurë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase dhe 8 Dhjetori.

Për qytetarët e besimit mysliman, ditë jo pune është 11 gushti (e diel) – Kurban Bajrami.

Qytetarët e besimit ortodoks do të pushojnë më tepër në festën e madhe ortodokse të Pashkëve, sepse për ta, përveç të hënës, më 29 prill, ditë jo pune do të jetë edhe e premtja, 26 prill. Ata do të kenë një fundjavë të zgjatur festën e Ditës së Shpirtrave, të premten më 14 qershor.

Ditët jo-pune për besimtarët ortodoksë janë Dita e Buzmit, pragu i Krishtlindjeve më 6 janar, të dielën, 19 janar (e shtunë) dhe Shën Mëria, 28 gusht, të mërkurën.

Për qytetarët e besimit katolik  ditë jopune janë edhe 22 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve, 1 nëntori – e premte – Festa e të Gjithë Shenjtorëve, si dhe 25 dhjetori (e mërkura) – dita e parë e Krishtlindjes.

Programi i ditëve jopune për vitin 2019

Konform Ligjit  të festave të Republikës së Maqedonisë (gazeta zyrtare e RM-së, nr 21/98 dhe 18/07) në vitin 2019 ditë jopune janë:

Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

1 Janar (e martë) Viti i Ri
7 Janar (e hënë) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse
9 Prill (e hënë) Dita e dytë e Pashkëve, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
1 Maj (e mërkurë) Dita e Punëtorëve
24 Maj ( e premte) – Shën “Kirili dhe Metodi”
4 Qershor (e martë) – Festa e Fitër Bajramit
2 Gusht (e premte) Dita e Republikës
8 Shtator (e hënë) Dita e Pavarësisë
11 Tetor (e premte) Dita e Kryengritjes Popullore
23 Tetor (e mërkurë) Dita Luftës Revolucionare Maqedonase
8 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, respektivisht e hëna 9 dhjetor është ditë jopune.

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse

6 Janar (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve
19 Janar (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar
26 Prill (e premte)– Festa e Premtja e Madhe
14 Qershor (e premte) – Dita e Shpirtrave
28 Gusht (e mërkurë) – Festa e Zonjës së Madhe
 

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike
21 Prill (e diel) – Festa e Pashkëve Katolike
1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve
25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame

11 Gusht (e diel)– Festa e Kurban Bajramit-Dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë

22 Nëntor (e premte) – Dita e Alfabetit Shqip
 

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë
27 Janar (e diel) – Festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë

8 Prilli (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës arumune në Republikën e Maqedonisë

23 Maj (e enjte) – Dita Kombëtare e Vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë

9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jom Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë

28 Shtatori (e shtunë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë

21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...