Ivavon: Ta harrojmë vitin e kaluar sa më shpejt që është e mundur

Maqedonia

Ivavon: Ta harrojmë vitin e kaluar sa më shpejt që është e mundur

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, uroi qytetarët për festën e Vitit të Ri. Në fjalimin për Vitin e Ri, ai iu dëshiron shëndet, lumturi dhe fat, si dhe të gjithë të duhen dhe të respektohen.

“Ardhja e Vitit të Ri në secilin prej nesh zgjon shpresat e reja dhe dëshirat e reja për një të ardhme më të bukur, më të lumtur dhe më me fat.

Viti që kaluam të gjithë duam të harrojmë sa më shpejt që është e mundur, dhe viti që vjen të jetë viti i arritjes së të gjitha dëshirave dhe ëndrrave tona.

Këto momente festive u dëshiroj që t’i kaloni me dinjitet dhe qetësi, me njerëzit që ju duan më shumë, respektojnë dhe ruajnë”, tha Ivanov në fjalimin për Vitin e Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat