OBRM-PDUKM: Spasovski përmbush agjendën partiake, ndërsa në Maqedoni po kryhen vrasje

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Spasovski përmbush agjendën partiake, ndërsa në Maqedoni po kryhen vrasje

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
OBRM-PDUKM:

Akuza të reja nga OBRM-PDUKM drejtuar ministrit, Oliver Spasovski. Përsëri, sot anëtari i Komiteti Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Orce Gjorgjievski tha se Spasovski po përmbush agjendën partiake, ndërsa në Maqedoni rrugët po lahen me gjak.

“Ndërsa Oliver Spasovski realizon agjendën partiake dhe ndan librezat e partisë në Kumanovë, në Maqedoni rrugët, shtëpitë, objektet hotelerike po lahen me gjak”, thotë Gjorgjievski.

Ai tha se në fundjavën e përgjakshme, për vetëm për 36 orë kanë ndodhur 3 vrasje. Përveç vrasjes në Gjorçe Petrov, mbrëmë ka ndodhur një vrasje në Kërçovë dhe një vrasje në një shtëpi në Prilep.

Gjorgjievski edhe njëherë kërkojë dorëheqjen e Oliver Spasovskit, siç tha, për tu kthyer rendi dhe siguria në vendin tonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat