LSDM: OBRM-PDUKM shpërndanë lajme të rrejshme

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM shpërndanë lajme të rrejshme

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:14
LSDM

Nga partia në pushtet thonë se OBRM-PDUKM po shpërndan lajme të rrejshme dhe po ndjellin panik në qytetarët.

“Udhëheqësit antiperëndimor të OBRM-PDUKM-së vazhdojnë që në mënyrë të pabaza të ndjellin panik në opinion nëpërmes shpërndarjes së lajmeve të rrejshme”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se sipas sondazheve të fundit të OSBE-së tregojnë se 75 për qind e qytetarëve ndjehen të sigurtë.

“Këto janë rezultate të arritura për shkak të pavarësisë, profesionalizmit dhe efikasitetit të policisë, e cila punon në interes të qytetarëve dhe mbrojtje të ligjit”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se institucionet funksionojnë të pavarura dhe në mënyrë profesionale, dhe në mënyrë joselektive veprohet ndaj atyre që thyen ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat