Lagjja e Trimave, banorët ankohen e s’kanë marrë dëmshpërblim

Maqedonia

Lagjja e Trimave, banorët ankohen e s’kanë marrë dëmshpërblim

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:21
Foto

Një pjesë e banorëve të Lagjes së Trimave në Maqedoni thonë se u padrejtësisht u lanë jashtë listës për dëmshpërblimin prej 100 mijë denarëve që e kishte premtuar qeveria, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Ata hedhin dyshime për mënyrën e ndarjes së mjeteve.

"Qeveria e RM-së ka ndarë nga 100 000 denarë për çdo familje që  është shpërngulur. Faktikisht policia na ka shpërngulur prej këtu. Mirëpo ato njerëz që i kanë ndarë paratë, i kanë ndarë edhe njerëzit. Në Qeverinë e republikës jam lajmëruar në telefon, me data i kam shënuar kur jam lajmëruar. Herën e parë më janë përgjigjur, thanë se janë në dijeni për këtë punë. Dhe me siguri për të dytën herë, të tretën dhe të katërtën kur jam lajmëruar iu është shfaqur numri im dhe nuk më janë përgjigjur”

“Ne kemi qenë gjithë ditën në shtëpi nën stres. Atë që Qeveria ndau nga 100 000 denarë si ndihmë për stresin, disa i kanë marrë, disa nuk i kanë marrë. Ana e majtë aspak nuk ka marrë, ana e djathtë ka marrë, pos meje që nuk i kam marrë ato para. Pse?!”.

Banorët pretendojnë se para kanë marrë edhe fqinjtë të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Ne jemi ata që kanë vuajtur më së shumti, kjo rrugë dhe rruga tjetër. Pse të mos ketë për ne? Dikush të merr, dikush të mos merr, kjo nuk është mirë! Le të shef Qeveria në listë se kush ka qenë këtu! Pse kush nuk ka qenë këtu, por jashtë vendit të merr?! Pse?!”

“Gruaja ime edhe sot e kësaj dite ka stres, ka fituar edhe sëmundje prej atë ditë. Kështu që dikush të merr, që absolutisht nuk ka qenë në këtë lagje, është shumë larg nga ky vend, ka marrë atë që nuk i ka takuar, ne që jemi këtu që na ka takuar, ne nuk i kemi marrë. Ne e kërkojmë vetëm atë që ne na takon, jo më tepër. Duhet të dihet se ku kanë shkuar ato të holla, kush i ka keqpërdorur, kush i ka marrë, pse neve të mos na i japin?!”

Për shkak se nuk ka marrë përgjigje nga Institucionet kompetente për përbërjen e komisionit dhe listën e atyre që kanë marrë mjete, avokati i angazhuar nga banorët Marko Ilievski ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Për shkak se bëhej fjalë për dyshim se bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve buxhetore, keqpërdorim të detyrës zyrtare nga persona të caktuar që janë anëtar të atij komisioni, të cilit nuk ia dimë as përbërjen. Është ngritur kallëzim penal deri tek prokuroria kompetente, respektivisht Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup”, thotë Marko Ilievski, avokat.

Nga Prokuroria thonë se lënda është në procedurë para-hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat