Policia do t’i bëjë kontrolle të paparalajmëruara Mijallkovit

Maqedonia

Policia do t’i bëjë kontrolle të paparalajmëruara Mijallkovit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Sasho Mijallkov

Me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkup 1, Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë kontrolle të paparalajmëruara në adresën e shtëpisë së ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të cilit iu caktua masa e burgut shtëpiak. Sipas letërnjoftimit të Mijallkovit, si vendbanim i tij është shtëpia në rrugën në Salvador Allende në Vodno.

“SPB Shkup mori një vendimin nga Gjykata Themelore Shkup 1, me të cilën i dyshuari S.M. iu është caktuar masa e burgut shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh, e cila është në fuqi nga nga data 29.12.2018. Masa e burgut shtëpiak parashikon kontroll të paparalajmëruar nga punonjësit e policisë, me qëllimi për të vërtetuar nëse personi respekton masën e caktuar për të. Nga SPB Shkup thonë se nga Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk ka ardhur ndonjë vendim tjetër për të ndërmarrë ndonjë masë”, thonë nga MPB për “Makfax”.

Sasho Mijallkov dje me vendimin e Gjykatës Penale u doli nga burgu i Shuto Orizares, për të vuajtur dënimin me burg shtëpiak.

Mijallkov akuzohet për lëndët “Perandoria” “Tortura”, “Shënjestra-Fortesa” dhe “Titanik2”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat