Fëmijët me “Down Sindrom” në garë me not, një argëtim më shumë për ta

Maqedonia

Fëmijët me “Down Sindrom” në garë me not, një argëtim më shumë për ta

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Tek pishina dimërore në Shkup sot u mbajt gara në notim për personat me nevoja të veçanta.

Vesna Cvetkovska ka ardhur të shikojë garën në notim dhe t’i përkrahë personat me sindromin down. Edhe pse djali i saj nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore ajo përsëri erdhi për t’i përkrahur shokët e tij.

“Kjo është shumë mirë për fëmijët me nevoja të veçanta , për të gjithë fëmijët por më me rëndësi për personat me nevoja të veçanta.
Janë shumë të gëzuar, duhet të ketë më shumë organizime të tilla, organizimet të tilla ju ndihmojnë shumë personave me nevoja të veçanta. 00 45 Djali im për shkak të shëndetit nuk mundi të marrë pjesë meqenëse kishte temperaturë por ai çdoherë ka qenë edhe në futboll edhe në notim”, tha Vesna Cvetkovska.

Kryetarja e Shoqatës Insomnia 21, Suzana Stojanovska tha se ka mungesë të vullnetarëve që do mund të punojnë me personat me nevoja të veçanta.

“Insomnia 21 është shoqatë për ndihmesën dhe mbështetjen e personave me sindromin Down, megjithatë klubi jonë i përfshin të gjithë fëmijët me pengesa, për shkak se kemi mungesë të vullnetarëve që do të mund të punojnë me ta, përkatësisht, mungesë të trajnerëve”, tha Suzana Stojanovska Kryetare e shoqatës INSOMNIA 21.

Drejtori i Rinisë dhe Sportit Darko Kaevski tha se vitin e ardhshëm do të ketë edhe më shumë aktivitete për personat me nevoja të veçanta.

“Jemi të kënaqur me bashkëpunimin me këtë shoqatë dhe me gjithë atë që e kemi bërë për personat me ndonjë pengesë. Jam i bindur se edhe këtë vit do të kemi disa aktivitete që do të jenë në drejtim të përfshirjes së këtyre fëmijëve, me qëllim të përfshirjes së plotë të këtyre fëmijëve në të gjitha proceset”, tha Darko Kaevski Drejtor Rini dhe Sport. Ky organizim mbahet për herë të parë në vendin tonë. Pati mysafirë edhe nga vendet fqinje si Bullgaria dhe Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat