OBRM-PDUKM: LSDM nuk arriti të realizojë as 50 për qind të kapitaleve të projektuara

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM nuk arriti të realizojë as 50 për qind të kapitaleve të projektuara

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM sot akuzojnë se pushtet kriminal i udhëhequr nga Zoran Zaev dhe LSDM në vitin që lëmë pas ka sjell vetëm errësirë dhe kthim prapa për qytetarët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Qeveria ka bllokuar Kushtetutën, ligjet, vullnetin dhe dinjitetin e qytetarëve. LSDM-ja në mënyrë të dhunshme dhe me shantazh arriti deri tek ndryshimi i emrit të shtetit, identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe historisë së Republikës së Maqedonisë.

Në fund të fundit, ishte e vetmja gjë për të cilën u përqendruan. Derisa ata nuk zgjodhën mjete për ndryshimin e emrit, lejuan krimin dhe dhunën që të sundonin me rrugët, ndërsa qytetarët të jetojnë në varfëri”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se LSDM-ja e paaftë arriti të betonojë ekonominë e Maqedonisë të fundit në Evropë dhe , siç thonë nga atje, ata nuk ishin në gjendje të realizoi as 50% të investimeve kapitale të cilët vetë i projektuan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat