Tzanakopoulos: Tsipras nga mesi i janarit do të vendos se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet në Kuvend

Maqedonia

Tzanakopoulos: Tsipras nga mesi i janarit do të vendos se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet në Kuvend

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:10
Dimitris Tzanakopoulos

Kryeministri grek Alexis Tsipras pas 18 janarit do të vendosë se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kevendin grek, “derisa pritet të kalojnë procedura e duhura në Shkup”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, njofton “Kathimerini”.

“Për momentin po bëhen gjërat e duhura, kombinimet parlamentare të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive”, tha Tzanakopoulos.

Në pyetjen konkrete nëse do të sigurohet shumica e nevojshme prej 151 vota, zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së majtës Lëvizja për Ndryshim, se marrëveshja përfaqëson një mundësi historike unike për të zgjidhur problemin.

Ish-Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, të shtunën në një intervistë ekskluzive për AIM, shprehu besimin se Kuvendi i Greqisë ka shumicën parlamentar për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat