Goranço Angellovski “Qoseto” do të ankohet në Gjykatën e Apelit për mospërfshirjen e tij në amnisti

Maqedonia

Goranço Angellovski “Qoseto” do të ankohet në Gjykatën e Apelit për mospërfshirjen e tij në amnisti

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Goranço Angellovski

I akuzuari për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, Goranço Angellovski, përmes avokatit të tij Dragan Peshevski ka paraqitur ankesë te Gjykata e Apelit për vendimin e Gjykatës Penale se nuk është përfshirë në amnisti, konfirmojnë nga mbrojtja e tij për “Makfaks”.

Gjyqtari Safet Kadrii nga Gjykata e Apelit nuk u përgjigj në thirrjen telefonike dhe të deklarohet nëse në gjykatë kanë arritur edhe ankesa tjera për kërkesat e refuzuara për amnisti. Tani Gjykata ka afat prej 3 ditësh të vendos në ankesën e Goranço Angellovski “Qoseto”,

Pesë të akuzuar për ngjarjet e 27 prill vendosën të mos kërkojnë amnisti edhe atë, ish-drejtori për Siguri Publike, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug. Për këto gjykimi do të vazhdojë më 15 janar me fjalët përfundimtare në seancë.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të akuzuar ishin 33 persona, nga të cilët 31 prej tyre akuzohen për kërcënim terroist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Mes të akuzuarve ishin edhe të amnistuar  si deputetët Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, Ljupço Dimovski dhe Johan Traçkullovski./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat