Gjykata Kushtetuese solli vendim: Kacarska nuk e ka diskriminuar Jankulloskën për shkak amësisë

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese solli vendim: Kacarska nuk e ka diskriminuar Jankulloskën për shkak amësisë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në seancën e mbajtur më 25 dhjetor të vitit 2018 solli vendim ku e refuzoi kërkesën e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

Nga Gjykata Kushtetuese, Gordana Janulloska kërkoi të deklarohet rreth nenit 110 nga paragrafi i 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që ka të bëjë me ndalesën e diskriminimit të qytetareve në bazë të gjinisë dhe përkatësisë politike në realizimin e të drejtës së amësisë dhe të drejtës pushim të lehonisë.

Sipas kërkesës së dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarja Dobrilla Kacarska ka caktuar dhe mbajtur gjykim intensiv dhe dinamik ndaj Gordana Jankulloskës në lëndën “Tanku”, duke ndaluar edhe mungesën e lehonisë, me kërcënime publike se e akuzuara me forcë do të sillet në gjykim nëse nuk paraqitet në seancat e caktuara, ka dashur ta realizojë qëllim që sa më shpejtë t’i plotësojë supozimet formale për sjellen e tashmë vendimit ku Gordana Jankulloska shpallet fajtore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat