Zbulohet autori i vrasjes në Gjorçe Petrov

Maqedonia

Zbulohet autori i vrasjes në Gjorçe Petrov

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:45
Ilustrim

Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.P (25) nga Shkupi nën dyshimin se ka bërë veprën penale “vrasje”, e dënueshme në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal i Maqedonisë.

Siç bëjnë të ditur nga MPB ,më 28 dhjetor rreth orës 21:30, në rrugën “Sharpllaninska” në Shkup, pasi ka lënë takim, i denoncuari me armë zjarri , ka shtënë dy herë në N.D (38) nga Shkupi, i cili ka qenë në makinën “Pasat” dhe e ka vrarë atë.

I denoncuari më pas e ka lënë pistoletën në makinën “Pezho 106” me të cilën ka ardhur dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

I denoncuari ka shpjeguar se në disa raste, nga N.D. ka marrë para, ndërsa pas marrëveshjes paraprake është dashur më 28 dhjetor në orën 21.00 t’i kthej një pjesë të parave. Sipas rrëfimit të denoncuarit, N.D në dy raste më 22 dhe 27 dhjetor ka kërcënuar atë për t’ia kthyer parat ashtu siç janë dakorduar.
I denoncuari S.P është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat