Marrëveshja e Prespës, ngjarje e vitit për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Marrëveshja e Prespës, ngjarje e vitit për Ballkanin Perëndimor

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:46
Marrëveshja e Prespës

Sipas hulumtimit për Ballkanin Perëndimor, në web-faqen e “Think Tank”, Qendrës së politikave bashkëkohore në Beograd, Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është ngjarje që  shënoi vitin 2018. “Marrëveshja që u nënshkrua nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, më 17 qershor, konsiderohet për ngjarjen më të rëndësishme të vitit”.

“Marrëveshja zgjodhi kontestin e emrit dhe siguroi që vendi me emrin Republika e Maqedonisë Veriore të mos ketë pengesa në rrugën euroatlantike”, thuhet në hulumtimin.

Përveç Marrëveshjes së Prespës, si ngjarje të vitit ishin edhe publikimi i Strategjisë për zgjerim të BE-së, raportet e Komisionit Evropian për secilin shtet, shënimi i fillimit të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë për vitin 2019, Samiti në Londër, liberalizimi i vizave të Kosovës, zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rezoluta e Kuvendit Evropian për Ballkanin Perëndimor, hapja e kapitujve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat