Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë në kohë

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë në kohë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:47
Alexis Tsipas

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipas sot kishte brifing me gazetarët ku konfirmoi se marrëveshja e Prespës me shumë gjasa nuk do të ratifikohet në Kuvend para marsit, ndërsa pas ratifikimit që do të ndodh në Maqedoni do të fillojë edhe protokolli për hyrje në NATO.

“Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë në kohë, sipas asaj që është parashikuar, por nuk mund të konfirmoj se kjo do të ndodh para marsit. Disa ditë më vonë, për arsye teknike, do të fillojë protokolli për hyrjen e vendit si anëtare e NATO-s. Nuk duhet të ketë panik rreth kësaj”, tha Tsipas.

Ai shtoi se partneri i tij nga koalicioni nga “Grekët e Pavarur”, Panos Kammenos nuk është i shqetësuar dhe është i gatshëm për votim.

Tsipars përsëriti se qeveria tij do ta rrumbullakojë mandatin e tij pa zgjedhje të parakohshme kuvendare, përkatësisht deri tetor të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat