Naser Raufi: Të pasurit shpëtojnë, burgosen të pafuqishmit

Maqedonia

Naser Raufi: Të pasurit shpëtojnë, burgosen të pafuqishmit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Naser Raufi

Avokati Naser Raufi mendon se viti që lamë pas paraqet dështim edhe për PSP-në, pasi që nuk ka ndërmarrë masat e duhura, dhe nuk ka kryer punën ashtu siç duhet. Pikërisht tek mos angazhimi i mjaftueshëm i PSP-së, e sheh edhe arsyen e ikjes të të akuzuarve nga vendi.

Ai gjithashtu shton se gjyqësori në Maqedoni është selektiv dhe se politika edhe më tutje ndërhyn dhe kontrollon punën e gjyqësorit dhe prokurorive.

“Prokuroria Publike Speciale gjatë tërë vitit dështoi. Them dështoi për arsye që nuk propozoi paraburgim për personat që kanë pothuajse nga 10-12 lëndë penale dhe lëndë shumë serioze sipas ligjit, ku dënimet janë minimum 40-50 vjet. Duhej patjetër të caktohen masa për paraburgim. Mendoj se është e qartë se politikanët e sunduan gjyqësorin, deri tani nuk u ndërpre fakti që politika të përzihet tek gjyqësori, madje edhe tek prokuroria, pa marrë parasysh se tek cila prokurori, ajo e rregullta e shtetit, apo PPS. Është e qartë që politika ndërhyri plotësisht në gjyqësor dhe në prokurori”, tha për TV21 avokati Naser Raufi.

Raufi gjithashtu thotë se pas veprimeve të fundit në sferën e drejtësisë në Maqedoni, qytetarët më kanë humbur besimin në PPS. Sipas tij “Të fortit” edhe më tutje vazhdojnë të kenë trajtim të posaçëm , ndërsa shton se nuk mund në një vend të ketë sundim të së drejtës, kur ende ka raste të montuara politike.

“Kur unë e kam humb besimin si avokat me përvojë, besoj se edhe qytetarët e kanë humbur besimin. Me të vërtetë kemi pasur shpresa të mëdha në këtë Prokurori. Kemi qenë të bindur se vetëm kjo prokurori mund të nxjerrë shtetin tonë prej këtij kaosi juridik, prej labirinteve dhe rasteve të montuara politike. Por ne nuk kemi asnjë rezultat për asnjë rast të montuar politik. ( NGJITJE) Është qartë se punohet për një selektivitet të madh, edhe nga ana etnike, por edhe nga ana e pozitës se kush dënohet. Të pasurit nuk shkojnë nëpër burgje është e qartë, shkojnë në paraburgim dhe u montohen raste personave të cilët janë pa fuqi, ose që nuk kanë mundësi të mbrohen”, tha Naser Raufi.

Të akuzuarit e “27 prillit” të cilët dolën nga burgu u amnistuan në pajtim me ligjin për amnisti i cili u soll më 18 dhjetor nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa të akuzuarit e tjerë në rastet “Perandoria” dhe Titanik, përveç Mijallkovit , ish ministrit të transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski dhe sekretari gjeneral i Qeverisë, Kiril Bozhinovskit iu caktuan masa më të ulëta me propozim të Prokurorisë Publike Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat