Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Greqi, do të sigurojmë rolin udhëheqës në Ballkan

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Greqi, do të sigurojmë rolin udhëheqës në Ballkan

Më: 1 janar 2019 Në ora: 10:05
Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras në urimin e tij të Vitit të Ri për qytetarët grek, shprehet i bindur se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë.

Ai thotë se në këtë mënyrë do të mbyllet një cikël 30-vjeçar joproduktiv, që sipas tij, i ka kushtuar shumë Greqisë.

“Me ratifikimin e marrëveshjes Greqia përfundimisht do ta ruajë trashëgiminë e madhe kulturore dhe karakterin grek të Maqedonisë Antike dhe në të njëjtën kohë do ta sigurojë rolin e saj udhëheqës në Ballkan”, tha Tsipras.

Ndryshe, në Shkup ka mbetur edhe hapi i fundit për ndryshimet kushtetuese me çka do të miratohet përfundimisht marrëveshja e Prespës, e cila më pas do të kalojë procedurat e njëjta edhe në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat