Goditet me makinë një çiklist në Tetovë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Maqedonia

Goditet me makinë një çiklist në Tetovë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Banori 51-vjeçar i Sedllarcës së Poshtme ka humbur jetën, pasi derisa ka qenë duke drejtuar biçikletën është goditur nga një makinë e tipit BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga një 22-vjeçar.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën Tetovë-Bërvenicë.

“Nga aksidenti çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat