Maqedonia mbulohet nga bora, në Kodrën e Diellit 14 centimetra

Maqedonia

Maqedonia mbulohet nga bora, në Kodrën e Diellit 14 centimetra

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Sipas Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë gjatë mëngjesit të sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë ku janë shënuar temperatura deri në -11 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale janë shënuar në Dojran me zero gradë celsius.

Nga EHM gjithashtu njoftojnë se temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Llazarapole -10 gradë celsius, në Mavrovë -9, në Shkup (Petrovec) -8, në Kriva Pallankë dhe Krushevë -7, në Tetovë, Strumicë, Dibër dhe Shkup -6.

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës deri në orën shtatë të mëngjesit ka arritur 14 centimetra, ndërsa në Krushevë nëntë centimetra dhe Mavrovë tetë centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat