7 janari ditë jo pune për gjithë qytetarët

Maqedonia

7 janari ditë jo pune për gjithë qytetarët

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një kumtese informon se në pajtim me Ligji për festa në Maqedoni, 7 janari (e hënë) për shkak të festës së “Krishtlindjeve ortodokse”, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.

MPPS gjithashtu në kumtesë uron qytetarët të cilët e festojnë këtë festë.

Kjo është dita e dytë e festës në vitin 2019, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë edhe disa ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat