I humbur në liqen, ndërpriten kërkimet për peshkatarin

Maqedonia

I humbur në liqen, ndërpriten kërkimet për peshkatarin

Më: 2 janar 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustruese

Ndërpriten kërkimet për peshkatarin që humbi në Liqenin e Ohrit.

Pas disa orë kërkimesh, polumbarët nuk kanë arritur dot që të gjejnë trupin e 53-vjeçarit Gëzim Seitllari.

Kushtet e vështira ekonomike e detyronin që të dilte për të peshkuar, por dyshohet se është mbytur në liqen.

Mësohet se peshkatari kishte dalë me varkën e tij në ujrat e liqenit më datën 31 dhjetor, por ende nuk është kthyer.

Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici për të afërmin e tyre i cili prej tre ditësh ka humbur çdo kontak me ta.

Policia ka nisur kërkimet ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë mbytur.

Më 30 dhjetor 2018, 2 peshkatarë të tjerë u mbytën po në liqenin e Pogradecit. Dy burrat kishin kishin dalë për peshkim me një varkë të amortizuar në rezervuarin 70 metra të thëlle ku kultivonin peshk.

Vdekja e dyfishtë ka tronditur zonën e thellë dhe të varfër të Pogradecit. Njerëzit atje thonë dy burrat vdiqën duke punuar për të siguruar jetesën.

Dyshimet e policisë janë se varka e vjetër e dy peshkatarëve u përmbys dhe ata humbën jetën në rezervuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat