Në vendkalimin kufitar “Deve Bair” deri në orën 12:00 kanë kaluar 6.000 qytetarë

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar “Deve Bair” deri në orën 12:00 kanë kaluar 6.000 qytetarë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 16:41
Ilustrim

Deri në orën 12:00 6.000 qytetarë kanë kaluar në vendkalimin kufitar me Bullgarinë, “Deve Bair”

Ka radhë të gjatë në kufi. Pritja në anën e Maqedonisë është më e vogël, por nga ana bullgare pritjet janë më të mëdha.

Sipas stacionit policor për kontroll kufitar dhe mbikëqyrje kufitare, shkaku për rritjen e numrit të veturave është kthimi i turistëve bullgar të cilët festat e fundvitit i kanë kaluar në Ohër dhe Shqipëri. Por ka edhe një numër të qytetarëve të Maqedonisë dhe të huaj të cilët shkojnë për pushime dimërore në qendrat për skijim në Bansko dhe Borovec.

Sipas të dhënave të dy ditëve të fundit të vitit 2018 tregojnë se në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, kanë hyrë mbi 6.000 shtetas të Bullgarisë me disa mijëra automjete dhe dhjetëra autobus.

Nga stacionit policor për kontroll kufitar dhe mbikëqyrje kufitare thonë se deri në orën 12:00 nga Maqedonia për në Bullgari kanë kaluar mbi 6.000 mijë udhëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat