Maqedonisë mund t’i kushtojë 850.000 euro mosshfrytëzimi i mjeteve për ndjekje elektronike

Maqedonia

Maqedonisë mund t’i kushtojë 850.000 euro mosshfrytëzimi i mjeteve për ndjekje elektronike

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:05
Ilustrim

Mosshfrytëzimi i 400 mjeteve për ndjekje elektronike të cila për katër vjet qëndrojnë në Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve, mund t’i kushtojnë shtetit të Maqedonisë rreth 850.000 euro.

Nga Komisioni i Evropës, siç mësojnë nga “Telma”, më herët kanë paralajmëruar vendin tonë se për shkak të mosshfrytëzimit të mjeteve për ndjekje elektronike, të blera me ndihmën e fondeve evropiane, vendi duhet t’i kthej parat mbrapsht.

Shpejtë pas paralajmërimit nga Komisioni Evropian, më 28 dhjetor është caktuar që një të gjykuari t’i vendoset mjetet e ndjekjes elektronike çka do të thotë mbikëqyrje nga jashtë. Nga Gjykata nuk ka informacione se pse deri më tani nuk është caktuar kjo masë, edhe pse pajisjet për ndjekje dhe Ligji me të gjitha aktet nënligjore është miratuar shumë herët.

Ligji për prova ka hyrë në fuqi nga 1 nëntori i viti 2016, ndërsa mjetet e ndjekjeve elektronike janë blerë që në vitin 2014 dhe kanë kushtuar 1.8 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat