Vazhdon ndalesa për makinat e rënda në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë

Maqedonia

Vazhdon ndalesa për makinat e rënda në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:15
Komunikacioni në rrugët shtetërore

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës dhe ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren.

Reshje të dobëta të borës ka edhe më tej në disa vende, ndërsa në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës akoma ka ndalesë për makina të rënda.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon përshjatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në akset rrugore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat