Amnistohen edhe pesë persona tjerë për ngjarjet e “27 prillit”

Maqedonia

Amnistohen edhe pesë persona tjerë për ngjarjet e “27 prillit”

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:33
Kuvendi i Maqedonisë

Gjykata Themelore Shkup 1-Shkup, duke proceduar sipas kërkesave të dorëzuara në përputhje me Ligjin për Amnisti për ngjarjet e 27 prillit të viti 2017, dhe pas marrjes së mendimit të prokurorit publik, ka pranuar edhe pesë kërkesat e të akuzuarve për këtë lëndë.

Gjykata i pranoi kërkesat e A.S., D.M., S.P., D.V. dhe B.M. të përfshirë në lëndën K.br. 752/17, deklarojnë nga atje.

Nga gjykata thonë se të gjithë kërkesat tjera janë refuzuar.

Me këto vendime Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup, vendimet i ka marrë në caktimin e afatit kohor dhe të njëjtat i ka dorëzuar deri tek palët, që kanë të bëjnë me Ligjin për Amnisti për ngjarjet e 27 prillit të viti 2017, të miratuar në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar.

Për këtë lëndë para Vitit të Ri u amnistuan edhe pesë persona tjerë. Gjykata Penale me vendimet e fundit u sqarua për të gjithë 66 kërkesat e paraqitura për amnisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat