Spiraki: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Spiraki: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe eurodeputetja, Maria Spiraki, në intervistë për radion greke “News247”, edhe njëherë përsëriti se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës, as në këtë përbërje parlamentare dhe as në përbërjen e ardhshme parlamentare.

“Mendoj se nuk ekziston diçka rreth kësaj çështje. Këtë ua kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesve tanë dhe brenda dhe jashtë Greqisë, ua kemi thënë në të njëjtin fjalor, e kemi thënë në të gjitha gjuhët. Demokracia e re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen, as në përbërjen e tanishme parlamentare dhe në as në përbërjen e ardhshme parlamentare, ku do të kemi shumicën”, tha Spiraki.

Në lidhje me paralajmërimet e partnerit të koalicionit të qeverisë, Panos Kammenos se do të tërhiqet nga qeveria kur do të paraqitet marrëveshja në Kuvendin e Greqisë, Spiraki tha se kjo do të krijon një situatë të re dhe Tsipras do të duhet të kërkojë besimin e Kuvendit, njofton AIM nga Athina.

Për mundësinë që Demokracisë së Re që të paraqes iniciativë të votëbesimit të qeverisë, Spiraki edhe njëherë përsëriti se “të gjitha armët parlamentare janë në tavolinë”, dhe nëse do t’i shfrytëzojnë “është vendimi i liderit të partisë, Kyriakos Mitsotakis”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat