Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Makedonski Brodit

Maqedonia

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Makedonski Brodit

Më: 4 janar 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Kundër ish-kryetarit të komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski (59) janë ngritur akuzë penale për shpërdorim të pozitës zyrtare.

E njëjta vepër është paraqitur edhe kundër Lj.B (52) dhe G.M (51) nga Makedonski Brodi.

Siç thonë nga MPB, më 30 tetor 2006 ish-kryetari i komunës, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka caktuar personin e tretë të denoncuar për drejtor në kopshtin “7 Shtatori” në Makedonski Brod.

Gjithashtu, gjatë vitit 2016 dhe 2017, ish-kryetari i komunës ka emëruar në mënyrë të paligjshme dy zyrtarë udhëheqës administrativë në komunën e Makedonski Brodit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat