Sot pasdite takim mes Zaevit dhe Kasamit, do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Sot pasdite takim mes Zaevit dhe Kasamit, do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:26
Zoran Zaev, Bilall Kasami

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite do të realizojë takim me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Takimi pritet të mbahet në orën 16:00 dhe do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, për të cilat seancë në Kuvend është caktuar në mesin e muajit janar.

Kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme u shpreh optimist se do të sigurohen 80 deputetë për të përmbyllur procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa nga ana tjetër Bilall Kasami në disa raste ka deklaruar se nëse nuk pranohen propozimet e tyre në amendamentet kushtetuese, atëherë ata nuk do të mbështesin procesin.

Amendamente ka paralajmëruar edhe Aleanca për Shqiptarët, ndërsa pritet që Zoran Zaev të takohet edhe me përfaqësues të kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat