Tevdovski: Lufta kundër krimit financiar është përmirësuar ndjeshëm

Maqedonia

Tevdovski: Lufta kundër krimit financiar është përmirësuar ndjeshëm

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:53
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski realizoi takim pune me drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Drejtori informoi se në vitin 2018 administrata ka ngritur gjithsej 74 kallëzime penale për veprime që i shkaktuan dëm buxhetit të Republikës së Maqedonisë në shumë prej 3 miliardë denarë. Këto kallëzime penale janë dukshëm më shumë, krahasuar me vitin 2016 kur janë ngritur 41 kallëzime penale, me të cilat është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit me vlerë prej 293 milion denarë.

Gjatë takimit të punës u diskutuar edhe për rezultatet e arritura nga Drejtoria e Policisë Financiare për vitin 2018 dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2019.

“Lufta kundër krimit financiar është përmirësuar ndjeshëm,” tha Tevdovski.

Vitin e kaluar u bënë disa reforma dhe aktivitete kyçe në Drejtorinë, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për Policinë Financiare. Drejtoria nga viti 2018 merr pjesë në platformën për interkoneksionin dhe përdorimin e bazave të të dhënave midis institucioneve shtetërore. Me propozimin e Drejtorisë, në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë u miratua një akt i ri penal, mashtrimi tatimorë. Në të njëjtën kohë, Drejtoria merr pjesë aktivisht në strategjinë për luftimin e terrorizmit, strategjinë për mbrojtjen e interesit financiar të BE-së në Republikën e Maqedonisë, si dhe në strategjinë për forcimin e kapaciteteve të hetimit financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat