Sotirova-Buhova: Nuk ka asnjë fëmijë të pa vaksinuar nëpër çerdhe

Maqedonia

Sotirova-Buhova: Nuk ka asnjë fëmijë të pa vaksinuar nëpër çerdhe

Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Asnjë fëmijë që nuk ka marrë vaksina MRP nuk është gjetur në çerdhet shtetërore ose private, thotë drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irina Sotirova-Buhova. Ajo siguron që ekipet e inspektoratit janë në terren dhe për 48 orët e fundit që kaluan që nga shpallja e epidemisë së fruthit, kanë konstatuar se respektohet ndalimi i pranimit të fëmijëve të pa vaksinuar.

“Me siguri të plotë, unë ju them se sot janë kontrolluar të gjitha çerdhet private në Shkup, si 4 në Qendër, 4 në Kisella Vodë dhe 6 në Karposh. As sot dhe as dje në asnjërën prej tyre nuk është vërejtur se është pranuar fëmijë të pa vaksinuar për kujdesie”, thotë Buhova.

Sa i përket rrezikut të përhapjes së sëmundjes dhe në lojërat për fëmijë apo qendrat tregtare të mbyllura, Buhova thotë se për momentin, vlerësimet e qendrave shëndetësore publike janë se nuk ka nevojë të imponohen masa të reja parandaluese emergjente.

“Për lëvizjet në hapësira të mbyllura dhe ngjarjet e organizuara, vlerësimi i qendrave të shëndetit publik dhe analizat epidemiologjike ende nuk tregojnë se mund të kërkohen masa të reja të detyrueshme. Megjithatë, situata monitorohet vazhdimisht dhe nëse është e nevojshme, do të merren masa”, shtoi Buhova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat