Punëtorët e “Eurokomposit” paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Maqedonia

Punëtorët e “Eurokomposit” paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:57
Eurokomposit

Rreth 100 punonjës nga kompania “Eurokomposit” Prilep dhe 154 punonjës të deklaruar si tepricë teknologjike sot para fabrikës shprehën revoltën e tyre ndaj udhëheqësve të fabrikës, sepse ndihen të mashtruar dhe manipuluar, sidomos pas informacioneve të fundit nga udhëheqësia se nuk ka para për paga.

Sipas udhëheqësit të sindikatës Robert Bogdanoski, durimi është humbur dhe revolta është rritur, pas informacioneve të fundit të Drejtorit të Përgjithshëm se ai ka anuluar pagesën e pagave të punonjësve.

Ndërsa udhëheqësia njofton se do të realizoi takim të martën me zv. kryeministrin Angjushev për të rishikuar situatën, ndërsa punëtorët paralajmërojnë se të mërkurën e ardhshme do të protestojnë para Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat