Vaksinimi në Maqedoni vazhdon edhe gjatë fundjavës

Maqedonia

Vaksinimi në Maqedoni vazhdon edhe gjatë fundjavës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:27
Ilustrim

Vaksinimi në “Jane Sandanski”, “Bit Pazar”, dhe “Bukuresht”, do të vazhdojë të bëhet edhe nesër në dy ndërrime në periudhën nga 07:30 deri 19:00, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të hënën, më 7 janar vaksinimi në këto klinika do të bëhet vetëm gjatë ndërrimit të parë, përkatësisht nga ora 07:30 deri në ora 13:00.

Nga ministria e Shëndetësisë dje thanë se gjatë ditë të kaluara janë vaksinuar 990 fëmijë dhe se deri tash nuk ka raste të reja të fruthit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ju bën apel qytetarëve të cilët dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptoma të fruthit t’o çojnë në kontroll në spitalin “8 shtatori” apo në klinikën infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat