Osmani: Në vitin 2019 do të ndodhin 2 procese të rëndësishme

Maqedonia

Osmani: Në vitin 2019 do të ndodhin 2 procese të rëndësishme

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:50
Bujar Osmani

Viti 2019 do të jetë viti i korrjes së suksesve të mbjellura në vitin 2018. Kështu e cilëson vitin në vijim, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Në një intervistë për Alsat, Osmani theksoi se në 2019 do të ndodhin 2 procese të rëndësishme, ndryshimet Kushtetuese dhe marrja e datës për bisedime me BE-në. Duke folur për ligjet reformuese dhe amnistinë e cila mund të përbëjë pengesë, Osmani u shpreh optimistë në mirëkuptimin e Brukselit duke e cilësuar Ligjin për amnistinë e 27 prillit si ligj në funskion të procesit. Lidhur me zhvillimet në BE-, Osmani theksoi se Romaninë si vend kryesues e presin dy cështje të rëndësishme, zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe cështja e Brexit-it. – u shpreh Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat