Maqedonia e Vetme: Zaev për mediat greke pranoi se fshihet gjithçka që është maqedonase

Maqedonia

Maqedonia e Vetme: Zaev për mediat greke pranoi se fshihet gjithçka që është maqedonase

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:27
Zoran Zaev

Me intervistën e djeshme për gazetën greke, kukulla Zoran Zaev plotësisht i hapi kartat se me marrëveshjen e Prespës lind kombësi e re në shtetin e ri, thuhet në kumtesën e partisë pro ruse, Maqedonia e Vetme.

“Me këto deklarata për fshirje të maqedonasve nga harta botërore të kombeve, kukulla Zoran Zaev ka dashur ta bind liderin e partisë opozitare greke Kyriakos Mitsotakis të votojë në Kuvendin e Greqisë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Ata shtojnë se Zoran Zaevi e manipulon opinionin në Maqedoni se me marrëveshjen e Prespës është mbrojtur gjuha dhe identiteti maqedonas ndërsa në intervistën e tij për mediat greke këtë e demantoi.

Nga Maqedonia e Vetme thonë se me këtë veprim  kryeministri i dhuron Greqisë historinë maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat