Shkup, deri tani janë vaksinuar 1058 fëmijë me MRP vaksina

Maqedonia

Shkup, deri tani janë vaksinuar 1058 fëmijë me MRP vaksina

Më: 5 janar 2019 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 62 fëmijë me vaksina MRP.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani, janë vaksinuar 1058 fëmijë dhe për këtë moment nuk ka raste të reja të personave të sëmurë nga fruthi.

Pikat e vaksinimit në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, nesër do të punojnë në dy ndërrime nga ora 7:40 deri në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat