Moti sot në Maqedoni - Bota Sot
Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 6 janar 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Gjatë ditës së  sotme moti pritet të jetë me vranësira. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të borës ndërsa pasdite në pjesët qendrore dhe jugore do të ketë edhe shfaqje të diellit.

Temperaturat do të lëvizin nga minus katër gradë celsius deri katër gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të borës ndërsa temperatura do të arrijë deri 1 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti në Maqedoni pritet të jetë i acartë me temperatura ditore nën zero. Temperaturat e mëngjesit pritet të jenë shumë të ulëta, ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën kur thuajse në të gjithë vendin temperatura do të ulet deri -10 gradë celsius, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit deri -15 gradë celsius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...