Ortodoksët në Maqedoni festojnë Buzmin

Maqedonia

Ortodoksët në Maqedoni festojnë Buzmin

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:02
Kisha Ortodokse

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni nesër festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishlindjet.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Manifestimi do të fillojë me himnin e Buzmit që do ta interpretojë “Silvi bend” dhe me ngritjen e flamurit të Buzmit.

Priftërinjtë nga Kisha kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” do t’i shenjtërojë naforën, çajin dhe rakinë, si dhe degët e buzmit, të cilat kumbarët e sivjetmë tradicionalisht i mblodhën rrëzë Vodnos, dhe të cilat do t’u ndahen falas të pranishmëve.

Qytetarët e pranishëm do t’i presin kumbara i vjetër Vllatko Ognenovski me kupën kalimtare, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, kumbara i ri Ljupçe Nikollovski me bukën me monedhën e artë dhe dollingritësi Milivoe Aleksievski. Më pas ata do të nisen në Kishën kryesore ku do të mbahet akti solemn i shenjtërimit dhe ndarja e bukës nga ana e Arkipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefani, i cili do të mbajë shërbesë tradicionale, pas çka të gjithë së bashku do të vijnë në skenë ku do të vazhdojë solemniteti.

Në Shkup dhe në disa qytete të tjera në Maqedoni nesër do të organizohen edhe karvane buzmore të fëmijëve si paralajm i festës së nesërme krishtere Lindjes së Krishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat