Tzanakopoulos: Për marrëveshjen e Prespës ekziston shumicë në Kuvendin e Greqisë

Maqedonia

Tzanakopoulos: Për marrëveshjen e Prespës ekziston shumicë në Kuvendin e Greqisë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:08
Dimitris Tzanakopoulos

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos në intervistën e tij për agjencinë greke “‘ANA-MPA” tha se gjithmonë ka menduar se marrëveshja e Prespës është marrëveshje e drejtë dhe mënyrë që i zgjidh çështjet që nxitën ndarje me Greqisë dhe IRJM-së. Ai shtoi amendamentet kushtetuese të dorëzuara, por edhe deklaratat e fundit të Zaevit e vërtetojnë këtë qëndrim, dhe paralelisht binë poshtë argumentet e “Demokracisë së Re”.

Tzanakopoulos theksoi se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës do t’ju shërbejë interesave së Greqisë dhe rajonit më gjerë duke shprehur se do të marrë shumicën në Kuvendin e Greqisë.

“Në bazë të qëndrimeve për këtë çështje, e qartë është se marrëveshja e Prespës mbledh shumicën absolute nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Edhe unë jam i sigurt se fuqitë politike progresive dhe deputetët progresiv pavarësisht dallimeve që mund t’i kenë në politikën e Qeverisë, nuk do ta lënë këtë mundësi historike të pashfrytëzuar”, thotë Tzanakopoulos dhe shton se duhet të jenë prioritet interesat shtetërore dhe jo taktikat parazgjedhore.

I pyetur se a do të votojë “Demokracia e Re” protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO, zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor tha se “kjo do të varet nga hipokrizia e Mitsotakis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat