Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa në disa rrugë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa në disa rrugë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka edhe mbetje të borës.

Ndalesë për makina të rënda është vendosur në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, prej orës 07:30.

Reshje të dobëta të borës ka në pjesët malore Strazhë, Pletvar, Kodër të Diellit dhe në Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyjre dhe dalje nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat