MPPS: Vitin e kaluar janë përmirësuar kushtet për personat me nevoja të veçanta

Maqedonia

MPPS: Vitin e kaluar janë përmirësuar kushtet për personat me nevoja të veçanta

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Ministria për Punë dhe Poliikë Sociale përmes një kumtese për media thekson se përparimi i të drejtave dhe përmirësimi i kushteve për personat me nevoja të veçanta ka qenë dhe do të mbetet prioritet për ministrinë.

Ata thonë se me Ligjin e ri për mbrojtje sociale do të vendosen dy shërbime për personat me nevoja të veçanta edhe atë: e drejta për asistencë personale dhe shërbimi për ndihmë shtëpiake.

“E drejta për aftësi të kufizuar për zgjerohet edhe për personat me pengesa intelektuale, ndërsa shtesa për kompensim të rrogës për orarin e shkurtuar për prindërit që kujdesen për fëmijë me nevoja të veçanta do të rritet në 50 për qind të rrogës mesatare”, thonë nga MPPS.

Ata thonë se do të rritet edhe ndihma për familjet që kujdesen për person me nevoja të veçanta për 15 për qind.

Nga MPPS shtojnë se gjatë vitit të kaluar janë hapur disa qendra ditore për personat me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat