Maqedoni, deri më tani janë vaksinuar gjithsej 1.102 fëmijë

Maqedonia

Maqedoni, deri më tani janë vaksinuar gjithsej 1.102 fëmijë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se deri në orën 13:00 me vaksina MRP janë vaksinuar 23 fëmijë.

Deri më tani gjithsej janë vaksinuar 1.102 fëmijë. Për momentin nuk ka konfirmime për raste të reja e të infektuarve nga fruthi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe gjithashtu bëjnë thirrje që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

MRP vaksinat janë të kualitetit të lartë, prodhim i kompanisë Gllasko Smit Klajn nga Belgjika.

Qendrat e vaksinimit në poliklinika “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë edhe nesër me dy ndërrime, nga ora 07:30 deri në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat