Agjencia e Pagesave: Përgatitet ligj i ri për konsulentët e fondeve IPARD

Maqedonia

Agjencia e Pagesave: Përgatitet ligj i ri për konsulentët e fondeve IPARD

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:47
Ilustrim

Agjencia e Pagesave do të vendosë rend në pjesën e fondeve IPARD. Ata planifikojnë që të miratojnë ligj të ri, sipas të cilës, duhet të konsulentët nga kjo degë duhet të licencohet, por edhe të formojnë Odën e tyre.

Sipas drejtorit të Agjencisë, Nikolçe Babovski, për AIM-në tha se, qëllimi i kësaj risie është që fermerët dhe ekonomitë të marrin shërbime cilësore dhe të përmirësojnë cilësinë e aplikacioneve IPARD.

Licencimi do të përfshi të gjithë konsulentët, duke përfshirë edhe ato që kanë pothuajse dy dekada që punojnë në këtë fushë, ndërsa licencat do të lëshohen nga Oda.

Sipas Babovskit, ligji i ri ose ligji për shërbimet këshillimore tashmë po përgatitet dhe pritet të miratohet këtë vit.

“Duhet të vendoset rend, sepse të gjithë nuk mund të bëjnë gjithçka. Themelimi i një Ode të konsulentëve të licencuar është një nga mënyrat për përdorimin më efikas të fondeve IPARD. Në fakt, është mirë të formohet një Odë si në të gjitha degët. Kjo do të mundësoj që aplikantët të marrin shërbime më cilësore, kryesisht nga konsulentët që do të licencohen. Pra, qëllimi është të përmirësimi i cilësisë së aplikacioneve. Për më tepër, ata që kanë punuar për IPARD për 20 vjet, do të duhet të licencohen për t’u përfshirë në procesin e zhvillimit të aplikacioneve më cilësore”, tha Babovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat