Maqedoni-BE: Kufizimi i importit të çelikut do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2021

Maqedonia

Maqedoni-BE: Kufizimi i importit të çelikut do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2021

Më: 7 janar 2019 Në ora: 20:45
Ilustrim

Komisioni Evropian konfirmoi se ditën e premte e ka njoftuar Organizatë Tregtare Botërore për qëllimin e saj për të vendosur kufizime mbi importet e çelikut deri më 16 korrik 2021, njofton korrespondentja e AIM-së nga Brukseli.

Pas futjes së tarifave të larta për importet e çelikut dhe aluminit nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi gjithashtu për të rritur tarifat për një numër të produkteve të çelikut, me çka pritet të mbrohet mos devijimi i tregtisë që ka shkaktuar masat e SHBA-së.

Pas një hetimi të brendshëm, Komisioni Evropian prezantoi kufizime të përkohshme mbi importet e çelikut për një periudhë prej dyqind ditësh, periudhë që përfundon në fillim të këtij viti. KE tani konsideron se masat kufizuese duhet të vazhdohen deri më 16 korrik 2021.

Rregullat e reja do të zbatohen “erga omnes”, domethënë për importet nga të gjitha prejardhjet dhe i referohen 26 kategorive të produkteve të çelikut.

Një taksë doganore prej 25% do të zbatohet për importet e këtyre produkteve të çelikut sapo vendi importues të ketë arritur normën mesatare të tre viteve të fundit, apo të ashtuquajturat “flukse tradicionale”.

Maqedonia tashmë ka paralajmëruar se industria e saj e çelikut do të goditet rëndë nga kufizime të tilla, dhe kryeministri Zaev, para festave, ka telefonuar kryetarin e KE-së, Jean-Claude Juncker për këtë temë. Komisioni Evropian nuk komenton kërkesat e Maqedonisë, por nuk pritet të tërheq masat

Komisioni Evropian nëpërmes një deklarate sqaroi se furnizuesit kryesorë të çelikut do të marrin “kuota individuale” në bazë të “importeve historike”, por pa dhënë detaje se për cilat vendet flitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat