Grubi: Askush mos ta pengojë procesin euroatlantik të Maqedonisë

Maqedonia

Grubi: Askush mos ta pengojë procesin euroatlantik të Maqedonisë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:10
Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi dhe Zoran Jankoviq

Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka takuar sot në Shkup shefin e zyrës së NATO-së në Shkup, Zoran Jankoviq, me të cilin diskutoi për situatën në Maqedoni me theks të veçantë mbi anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Me këtë rast, deputeti Grubi theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah në tërësi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si kontribuues konkret në arritjen e Marrëveshjes së Prespës. 

“NATO dhe BE është prioriteti absolut i BDI-së, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, prandaj dhe askush nuk duhet ta konteston këtë proces. 

Kontestimi ose rrezikimi eventual i këtij procesi nga partitë opozitare VMRO DPMNE, Besa dhe Aleanca në asnjë mënyrë nuk duhet të vë në pikëpyetje përfundimin e suksesshëm të procesit kaq të madh dhe të rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Evropën Juglindore, sepse përgjegjësi për këtë proces bartim të gjithë”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat