Koordinatori i LSDM-së Tuntev dha dorëheqje nga pozita e deputetit

Maqedonia

Koordinatori i LSDM-së Tuntev dha dorëheqje nga pozita e deputetit

Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:12
Tomisllav Tuntev

Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së dhe koalicionit Tomisllav Tuntev dha dorëheqje ndërsa e njëjta do të konstatohet në seancën e nesërme në Kuvend.

Tuntev, sipas “24 vesti” do të marrë pozicion në Agjencinë për Fluturime Civile ndërsa në vendin e tij në karrigen e Kuvendit duhet të ulet Rubin Zemon.

Koordinatori i ri i LSDM-së ende nuk dihet, edhe pse jozyrtarisht përmendet emri i deputetit Hari Llokvenec por edhe zëvendësi aktual i Tuntevit, Jovan Mitrovski.

Përveç Mitrovskit, zëvendësues i dytë i LSDM-së është deputetja Sonja Mirakovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat