Sot fillon diskutimi për amendamentet, më 15 janar pritet votimi

Maqedonia

Sot fillon diskutimi për amendamentet, më 15 janar pritet votimi

Më: 9 janar 2019 Në ora: 08:53
Kuvendi iMaqedonisë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë diskutimi për propozim-amendamentet, me të cilat duhet edhe të përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave të deputetëve akoma është i paqartë, pasi nuk dihet se a do të mbështetet nga shumica absolute e deputetëve.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Pas takimit, Zaev në konferencë për shtyp njoftoi se janë pranuar propozimet e Aleancës për Shqiptarët dhe se mbeten të shqyrtohen edhe disa pika të Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.

Sela dhe Kasami më herët kushtëzuan mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese me deputetët e tyre, nëse propozimet nuk pranohen nga ana e shumicës parlamentare.

Ndërsa nga ana tjetër tetë deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM të cilët në fillim mbështetën nevojën për ndryshimet kushtetuese, kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë në hapin e fundit nëse Qeveria vendos të pranojë propozimin e Lëvizjes Besa me largimin e termit “maqedonas” nga dokumentet personale.

Kurse partia opozitare OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në diskutimin për amendamentet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat