Jovan Mitrevski koordinator i ri i grupit parlamentar të LSDM-së, Zemon në vend të Tuntevit

Maqedonia

Jovan Mitrevski koordinator i ri i grupit parlamentar të LSDM-së, Zemon në vend të Tuntevit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:45
Jovan Mitrevski

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Jovan Mitrevski është koordinator i ri grupit të deputetëve të LSDM-së.

Ai vjen në vend të deputetit Tomisllav Tuntev i cili dha dorëheqje nga posti i deputeti dhe koordinatorit të grupit që të bëhet drejtor i Agjencisë për Aviacion Civil.

Ndërsa në ulësen e deputetit të Tuntevit do të ulet Rubin Zemon, i cili ishte këshilltar i veçantë për zhvillim multietnik shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat