Zaev porosit deputetët: Zgjidhni në mes të ardhmes evropiane dhe izolimit

Maqedonia

Zaev porosit deputetët: Zgjidhni në mes të ardhmes evropiane dhe izolimit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:20
Zoran Zaev

Ka përfunduar dita e parë e diskutimeve rreth fazës së tretë dhe finale të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo seancë u mbajt pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, por pozita është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh.

Në fjalimin e tij, kryeministri Zoran Zaev falënderoi për mbështetjen edhe partitë shqiptare dhe deputetët e etniteteve të tjera në këtë moment siç u shpreh ai historik për vendin.

“Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi vendim të çiltër për identitetin maqedonas, identitetin maqedonas për përdorim të përgjithshëm më në fund. Gjuha maqedonase do të flitet lirshëm gjithkund”, tha ai.

Zaev u bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e atyre që Maqedoninë do ta dërgojnë në familjen evropiane.

“Kemi marrëveshje me pika të qarta për të ardhmen tonë si shtet. Askujt asgjë nuk i kemi falur. Askush asgjë nuk na mori. Zgjidhni në mes të ardhmes evropiane dhe izolimit. Bota na sheh dhe pret nga ne përgjegjësi shtetërore”, porositi mes tjerash nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat